■ Ndezja dhe fikja
Shtypeni dhe mbajeni të shtypur butonin e mbylljes për disa sekonda.
Përdoreni telefonin vetëm në pozicionin e tij normal të funksionimit.
Pajisja juaj ka një antenë të brendshme.
Shënim: Ashtu si dhe me çdo pajisje tjetër radiotransmetuese, mos e prekni antenën pa qenë nevoja, kur pajisja
është e hapur. Kontakti me antenën ndikon në cilësinë e thirrjes dhe mund të bëjë që pajisja të funksionojë me një
fuqi me nivel më të lartë se sa ai i nevojshëm. Gjatë përdorimit të pajisjes, shmangia e kontaktit me zonën e antenës
bën që funksionimi i antenës si dhe jetëgjatësia e baterisë të jenë optimale.
Shënim: Shmangni prekjen e kësaj lidhje pasi është mjaft e ndjeshme ndaj
shkarkimeve elektrostatike.