Nokia 1110 - Ngarkimi dhe shkarkimi

background image

Ngarkimi dhe shkarkimi

Pajisja juaj furnizohet nga një bateri që mund të ringarkohet. Funksionimi i plotë i një baterie të re arrihet vetëm pas dy ose
tre cikleve me ngarkime dhe shkarkime të plota. Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë por pas një farë kohe
ajo do të dalë jashtë përdorimit. Kur koha e gatishmërisë dhe bisedat janë më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë.
Përdorni vetëm bateri të aprovuara nga Nokia, dhe ngarkojeni përsëri baterinë vetëm me ngarkues që janë përcaktuar për
këtë pajisje dhe aprovuar nga Nokia.

Në qoftë se bateria që do të përdoret për zëvendësimin përdoret për herë të parë ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë,
mund të jetë e nevojshme që ta lidhni me ngarkuesin dhe më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të fillojë
ngarkimin.

Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja kur nuk është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin
baterinë që është plotësisht e ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një bateri
plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.

Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhet pak kohë para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se
të bëhet ndonjë thirrje.

Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Mos përdorni asnjëherë ngarkues ose bateri të dëmtuar.

Mos krijoni qark të shkurtër në bateri. Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik siç është një
monedhë, një kapëse, ose stilolaps shkakton një lidhje direkte të dy terminalëve pozitiv (+) dhe negativ (-) të baterisë. (Ata
duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si pjesë këmbimi) në xhep
apo në çantë. Krijimi i një qarku të shkurtër me terminalët mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.

Lënia e baterisë në vende tepër të nxehta ose të ftohta, si për shembull në një automjet të mbyllur në stinën e verës apo të
dimrit, do të reduktojë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe
25°C (59°F dhe 77°F). Një pajisje me bateri të nxehtë apo të ftohtë, mund të mos punojë përkohësisht, edhe atëherë kur
bateria është plotësisht e ngarkuar. Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë
nën zero

background image

26

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.

Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Bateritë mund të shpërthejnë edhe kur janë të dëmtuara.
Eliminojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur luteni ti riqarkulloni. Mos i eliminoni ashtu si mbeturinat e
përditshme.