Nokia 1110 - Orientimet e origjinalitetit të baterive Nokia

background image

Orientimet e origjinalitetit të baterive Nokia

Për sigurinë tuaj, përdorni gjithmonë bateri origjinale Nokia. Që të siguroheni që jeni duke marrë një bateri origjinale Nokia,
blijeni atë nga një shitës i autorizuar nga Nokia, kërkoni që të gjeni mbi ambalazh logon e Nokia-s për pajisjet ndihmëse
origjinale, dhe kontrolloni etiketën e hologramit duke përdorur këto hapa:

Përfundimi me sukses i të katërta hapave nuk ju jep një siguri të plotë për origjinalitetin e baterisë. Nëse keni një arsye që të
besoni që bateria juaj nuk është një bateri origjinale Nokia, ju nuk duhet ta përdorni atë dhe duhet ta dërgoni te një pikë
shërbimi të autorizuar nga Nokia, ose te një shitës që t’ju ndihmojë. Shitësi ose punonjësit e pikës së shërbimit të autorizuar
nga Nokia do ta kontrollojnë baterinë nëse është origjinale. Nëse origjinaliteti nuk mund të vërtetohet, kthejeni pas baterinë
atje ku e bletë.

Vërtetoni hologramin

1. Kur jeni duke parë hologramin në etiketë, nga njëri cep ju duhet të shikoni simbolin e
Nokia-s të dy duarve të bashkuara dhe nga cepi tjetër logon e Nokia-s për Pajisjet Ndihmëse
Origjinale.

2. Kur të ktheni cepat e hologramit majtas, djathtas, poshtë dhe lart, ju duhet të shihni 1, 2, 3,
dhe 4 pika përkatësisht në çdo anë.

background image

27

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.

3. Gërvishtni anën e etiketës për të zbuluar një kod me 20 shifra, për shembull
12345678919876543210. Kthejeni baterinë në mënyrë të tillë që numrat të jenë të drejtuar
lart. Kodi prej 20 shifrash lexohet duke filluar nga numri që ndodhet në rreshtin e sipërm dhe
vazhdon në rreshtin e poshtëm.

4. Konfirmoni që kodi prej 20 shifrash është i vlefshëm duke ndjekur udhëzimet që janë në
www.nokia.com/batterycheck.

Për të krijuar një mesazh teksti, shkruani kodin prej 20 shifrash, për shembull 12345678919876543210, dhe dërgojeni te
+44 7786 200276.

Do të zbatohen kostot e operatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ju duhet të merrni një mesazh i cili tregon nëse kodi mund të vërtetohet.

Po në qoftë se bateria juaj nuk është origjinale?

Në qoftë se ju nuk mund ta konfirmoni që bateria juaj Nokia, me hologramin në etiketë nuk është një bateri origjinale Nokia,
luteni të mos e përdorni baterinë. Çojeni atë për ndihmë te pika më e afërt e shërbimit e autorizuar nga Nokia ose te një
shitës. Përdorimi i baterisë që nuk është e aprovuar nga fabrikuesi mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në një
funksionim të dobët dhe të dëmtojë pajisjen tuaj dhe pajisjet ndihmëse të saj. Ai mund të zhvlerësojë gjithashtu, çdo aprovim
apo garanci që zbatohet për pajisjen.

Për të gjetur më shumë informacion rreth baterive origjinale të Nokia-s, vizitoni www.nokia.com/battery.

background image

28

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.