Nokia 1110 - Informacion shtesë për sigurinë

background image

Informacion shtesë për sigurinë

Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj mund të përmbajnë pjesëza të vogla. Mbajini ato në një vend ku nuk
mund t’i prekin fëmijët e vegjël.

Ambienti i përdorimit

Kujtohuni që gjithmonë të ndiqni të gjitha rregullat specifike që janë në fuqi në çdo zonë dhe gjithmonë mbylleni pajisjen
tuaj kur përdorimi i saj është i ndaluar ose kur mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik. Përdoreni pajisjen vetëm në pozicionin
e saj normal të përdorimit. Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin RF kur përdoret në një pozicion normal ndaj veshit
si dhe kur është pozicionuar të paktën 1,5 centimetra (3/5 inç) larg nga trupi. Kur përdoret një këllëf, kapëse rripi ose mbajtës
për ta përdorur pajisjen kur është e “veshur” në trup, ai/ajo nuk duhet të përmbajë pjesë metalike dhe pajisjen duhet ta
vendosin në distancën që u përmend më lart, nga trupi juaj.

Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta krediti ose mjete që
mbajnë të dhëna në formë magnetike afër pajisjes, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.

Pajisjet mjekësore

Veprimi i çdo aparature radiotransmetuese, duke përfshirë këtu dhe telefonat celularë, mund të ndërhyjnë në funksionimin e
pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me fabrikuesin e pajisjes mjekësore për të përcaktuar
nëse ato janë blinduar siç duhet nga energjia e jashtme RF ose në qoftë se keni ndonjë pyetje. Mbylleni telefonin në
ambientet e qendrave shëndetësore kur çfarëdolloj rregulli i vendosur në këto ambiente ju udhëzon që të veproni në këtë
mënyrë. Spitalet ose qendrat shëndetësore mund të përdorin aparatura që mund të jenë të ndjeshme ndaj energjisë së
jashtme RF.

Stimuluesit kardiakë

Fabrikuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që të mbahet të paktën një largësi minimale prej 15,3 centimetra (6 inç)
midis një telefoni celular dhe një stimuluesi kardiak, në mënyrë që të shmanget një ndërhyrje e mundshme me stimuluesin.
Këto rekomandime bazohen në një kërkim shkencor të pavarur të rekomanduar nga Kërkimet Shkencore për Teknologjinë
Celulare. Personat me stimulues kardiakë duhet të:

Ta mbajnë gjithmonë pajisjen në një distancë më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga stimuluesi

background image

31

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.

Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit

Ta mbajnë pajisjen në veshin në anën e kundërt të stimuluesit kardiak që të pakësojnë mundësinë për ndërhyrje.

Në qoftë se dyshoni për ndërhyrje, mbylleni pajisjen dhe largojeni nga vetja.

Aparatet ndihmëse të dëgjimit

Disa pajisje dixhitale celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate ndihmëse të dëgjimit. Në qoftë se shkaktohet
ndërhyrje, konsultohuni me ofruesin tuaj të shërbimit.

Automjetet

Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë në automjete siç janë sistemi
elektronik i injeksionit të karburantit, sistemet elektronike të kundërbllokimit të frenimit, sistemet elektronike të kontrollit të
shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni fabrikuesin e automjetit tuaj ose
përfaqësuesit e tij ose për ndonjë aparaturë që është shtuar.

Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në automjetin tuaj. Shërbimi ose instalimi i
gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të zhvlerësojë çdo garanci që ka pajisja. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha
aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani lëngje
djegëse, gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Për automjetet me
jastëkë me ajër, duhet të kini parasysh që ato hapen me forcë të madhe. Mos vendosni objekte, duke përfshirë këtu dhe
aparaturat e instaluara ose portative celulare në zonën mbi jastëkun e ajrit apo në atë ku ai hapet. Në qoftë se pajisjet
celulare të automjetit nuk janë instaluar si duhet dhe në qoftë se jastëku i ajrit hapet, mund të ndodhin plagosje të rënda.

Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me aeroplan. Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në
aeroplan i telepajisjeve celulare mund të jetë i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e telefonit celular si
dhe mund të jetë ilegal.

Ambientet e mundshme shpërthyese

Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të mundshme shpërthyese dhe zbatoni të gjitha shenjat dhe udhëzimet.
Atmosferat e mundshme shpërthyese përfshijnë zonat në të cilat ju normalisht mund të këshilloheni ta shuani motorin e
automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla mund të shkaktojnë një shpërthim ose zjarr që çon në plagosje ose dhe në vdekje.
Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e karburantit si p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet
rreth përdorimit të radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndarjes, uzinat kimike ose në vende ku janë duke u

background image

32

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.

zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese janë zakonisht por jo gjithmonë të piketuara qartë.
Ato përfshijnë hambarët e anijeve, mjetet e ruajtjes ose të transportimit të lëndëve kimike, automjetet që përdorin
karburante me prejardhje nga gaze të lëngëzuara (siç janë propani apo butani), dhe zonat ku ajri përmban lëndë kimike ose
pjesëza siç janë pluhuri, ose pluhurat metalikë.

Thirrjet e urgjencës

I rëndësishëm: Telefonat celularë, duke përfshirë dhe këtë pajisje, funksionojnë duke përdorur radiosinjale, rrjete
celulare, rrjete me kabllo nëntokësore dhe funksione të programuara nga përdoruesit. Për këtë arsye nuk mund të
garantohet lidhja në të gjitha rrethanat. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet
thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.

Për të bërë një thirrje urgjence:

1. Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për një forcë të përshtatshme të sinjalit.

Disa rrjete mund të kërkojnë që karta e vlefshme SIM të jetë e futur ashtu si duhet në pajisje.

2. Shtypni butonin e mbarimit aq here sa të jetë e nevojshme për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për të përgatitur

pajisjen për thirrjet.

3. Fusni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen ku ndodheni aktualisht. Numrat e urgjencës ndryshojnë sipas

vendndodhjes.

4. Shtypni butonin e thirrjes.

Në qoftë se disa funksione janë duke u përdorur, juve do t’ju duhet që t’i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të
urgjencës. Në qoftë se pajisja është në profilin jashtë linje ose atë të fluturimit, përpara se të mund të bëni një thirrje të
urgjencës, duhet ta ndryshoni profilin që të aktivizoni funksionimin e telefonit. Për informacion të mëtejshëm, konsultohuni
me këtë udhëzues ose me ofruesin tuaj të shërbimit.

Në qoftë se disa funksione janë duke u përdorur, do t’ju duhet që t’i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të urgjencës. Për
informacion të mëtejshëm, konsultohuni me këtë udhëzues ose me ofruesin tuaj të shërbimit.

Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur. Pajisja
juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju
japin lejen për ta përfunduar.

background image

33

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.

Informacioni për vërtetimin (SAR)

KJO PAJISJE CELULARE I PËRMBUSH ORIENTIMET PËR EKSPOZIMIN NDAJ RREZEVE TË RADIOVALËVE.

Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar në mënyrë të tillë që të mos i kalojë
kufinjtë e ekspozimit ndaj radiovalëve të rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime u zhvilluan nga
organizata shkencore e pavarur ICNIRP dhe përfshijnë kufinjtë e lejuar të sigurisë të projektuar për të siguruar mbrojtjen e të
gjithë personave, pa përjashtim të moshës apo gjendjes shëndetësore.

Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koefiçenti Specifik i Absorbimit, ose SAR.
Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht 10 gram ind. Testet për
SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të
vërtetuar) të fuqisë së saj në të gjitha bandat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim,
mund të jetë më poshtë sesa vlera maksimale sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të
kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it sipas orientimeve të ICNIRP për përdorimin e pajisjes në vesh është 0,78 W/kg.

Përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe aksesorëve të pajisjes mund të rezultojë në vlera të ndryshme të SAR-it. Vlerat e SAR-it
mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë
për SAR-in mund të ofrohet nën informacionin e produktit te www.nokia.com.