Nokia 1110 - Kujdesi dhe mirëmbajtja

background image

Kujdesi dhe mirëmbajtja

Pajisja juaj është një produkt me projektim superior dhe me mjeshtëri të lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e
mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.

Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë minerale që
gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në vendin e vet derisa pajisja të
thahet plotësisht.

Mos e ruani ose përdorni pajisjen në zona të ndotura dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe komponentët
elektronikë mund të dëmtohen.

Mos e mbani pajisjen në zona të nxehta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve elektronike, të
dëmtojnë bateritë si dhe të shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.

Mos e mbani pajisjen në zona të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të krijohet
lagështi e cila dëmton panelin e qarqeve elektronike.

Mos u përpiqni ta hapni pajisjen në një mënyrë tjetër nga ajo që udhëzohet në këtë udhëzues.

Mos e hidhni, goditni ose shkundni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të brendshme dhe
mekanizmat e imët.

Mos përdorni tretësira pastruese, lëndë kimike të përqendruara ose detergjentë të fortë për të pastruar pajisjen.

Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.

Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër që është e aprovuar si pjesë këmbimi. Antenat e paautorizuara,
modifikimet ose bashkëngjitjet, mund ta dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e
radioaparateve.

Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.

Gjithmonë krijoni kopje rezervë të të dhënave që doni të ruani (si p.sh. kontaktet dhe shënimet kalendarike) përpara se ta
dërgoni pajisjen tuaj për shërbim teknik.

Të gjitha këshillat e mësipërme vlejnë njëlloj si për pajisjen tuaj ashtu dhe për baterinë, ngarkuesin ose çdo pajisje tjetër
ndihmëse. Në qoftë se ndonjë pajisje nuk punon si duhet, dërgojeni atë për shërbim te pika më e afërt e autorizuar.

background image

30

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.