Nokia 1110 - Për sigurinë tuaj

background image

Për sigurinë tuaj

Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose ilegale. Për informacion të mëtejshëm
lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.

HAPENI ME KUJDES

Mos e hapni telefonin kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë ndërhyrje ose
rrezik.

SIGURIA NË RRUGË ËSHTË PARËSORE

Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta komanduar
atë. Gjatë ngarjes së automjetit rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.

NDËRHYRJA

Të gjithë telefonat celularë mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjes e cila mund të ndikojë në funksionimin e
tyre.

MBYLLENI NË SPITALE

Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni telefonin kur jeni pranë aparaturave mjekësore.

MBYLLENI NË AEROPLAN

Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Pajisjet celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në aeroplan.

MBYLLENI KUR JENI DUKE MBUSHUR AUTOMJETIN ME KARBURANT

Mos e përdorni telefonin në një pikë karburanti. Mos e përdorni afër zjarrit ose lëndëve kimike.

MBYLLENI AFËR SHPËRTHIMEVE

Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mos e përdorni telefonin gjatë një shpërthimi.

PËRDORENI ME ARSYE

Përdoreni vetëm në pozicion normal ashtu si shpjegohet në dokumentacionin e produktit. Mos e prekni pa arsye
antenën.

background image

7

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.

SHËRBIMI I KUALIFIKUAR

Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.

PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË

Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të aprovuara. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.

REZISTENCA NDAJ UJIT

Telefoni juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.

KOPJET REZERVË

Kini parasysh që të bëni kopje rezervë ose të mbani një shënim me shkrim për të gjithë informacionin e
rëndësishëm të ruajtur në telefonin tuaj.

LIDHJA ME PAJISJE TË TJERA

Kur e lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për udhëzime të detajuara
të sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.

THIRRJET E URGJENCËS

Sigurohuni që telefoni është i hapur dhe në shërbim. Shtypni butonin e mbylljes aq herë sa të jetë e nevojshme
për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për t’u kthyer në ekranin fillestar. Fusni numrin e urgjencës dhe më pas
shtypni butonin e thirrjes. Jepni vendndodhjen tuaj. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta
përfunduar.

Rreth pajisjes tuaj

Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është aprovuar për përdorim në rrjetet EGSM 900 dhe GSM 1800. Për më tepër
informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

Kur të përdorni mundësitë e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni të drejtat private dhe legjitime të të tjerëve.

Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdolloj mundësie të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet të jetë e
hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.

background image

8

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.

Shërbimet e rrjetit

Për të përdorur telefonin ju duhet të keni shërbim nga një ofrues i shërbimit celular. Funksionimi i shumë prej funksioneve të
kësaj pajisjeje, varet nga funksionet e rrjetit celular. Këto shërbime të rrjetit mund të mos disponohen në të gjitha rrjetet ose
do t’ju duhet të bëni marrëveshje specifike me ofruesin tuaj të shërbimit përpara se të shfrytëzoni shërbimet e rrjetit. Ofruesit
tuaj të shërbimit mund t’i duhet t’ju japë udhëzime shtesë për përdorimin e tyre dhe t’ju shpjegojë çmimet që do të përdorë.
Disa rrjete mund të kenë kufizime që ndikojnë mënyrën që mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa rrjete
mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet dhe shkronjat që varen nga gjuhët.

Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë, disa
mundësi të caktuara. Në këtë rast, ato nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë qenë e
konfiguruar posaçërisht. Ky konfigurim mund të përfshijë ndryshime në emrat e menysë, në renditjen e menysë dhe të
ikonave. Për informacion të mëtejshëm, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

Ngarkuesit dhe pajisjet ndihmëse

Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.

Kontrolloni numrin e modelit të çdo ngarkuesi para se ta përdorni me këtë pajisje. Kjo pajisje duhet të përdoret kur furnizohet
me fuqi nga ngarkues ACP-7 dhe ACP-12.

Paralajmërim: Me këtë model të veçantë përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të aprovuara për
përdorim nga Nokia. Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të zhvlerësojë çdo aprovim ose garanci dhe mund të jetë i
rrezikshëm.

Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara, luteni të kontaktoni me shitësin tuaj.

background image

9

Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved

.